TIRANE – Çifti i njohur u martuan me një festë madhështore me disa të veçanta që krijuan diferencën. Moderatori i njohur shqiptar dhe e fejuara e tij bionde, pas disa vitesh bashkë organizuan dasmën këtë të diel mes shumë miqsh të njohur që u bënë reporterët më të mirë të çasteve kulmore siç ishte marrja e nuses me tren.

Kjo ishte ideja origjinale e Labinot Gashit që çifti dhe gjithë të pranishmit nuk kanë për ta harruar. Ndërkaq, para dasmës, në festën e beqarisë së Qëndresës lindën zëra që nusja e ardhshme ishte shtatzënë.

Sot, prive.al i ka kthyer ato zëra në fakte. Burime pranë çiftit kanë treguar për median e njohur kosovare që Qëndresa është në pritje të fëmijës dhe Labi dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër për herë të parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: