Kylian Mbappe është thjesht një kujtim i bukur në “Parkun e Prinacave”, pasi tifozët e PSG kanë një idhull të ri, Barcola. Sulmuesi francez po kalon një moment fantastik duke udhëhequr ekipin e Luis Enriques që u rikthye shpejt te fitorja përballë Rennes me rezultatin 3-1.
Në minutën e 30-të, Barcola me një goditje shumë të bukur kaloi PSG në avantazh. Në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, Barcola me një goditje thuajse identike gjeti shtyllën pingule, por topi i kthyer në qendër u shfrytëzua nga Lee Kang që me kokë e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë.
PSG nuk e uli ritmin dhe në minutën e 68-të, Hakimi futi në zonë një assist perfekt për Barcola, me këtë të fundit që e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë duke trefishuar shifrat. Ky ishte goli i tij i 6-të këtë sezon. Rennes ngushtoi shifrat në të 75-të, por vetëm kaq, pa mund të riktheheshin në lojë, me PSG që rimerr kreun në kuotën e 16 pikëve.
(BalkanWeb)