TURQI

Mbrojtësi i Kombëtares së Portugalisë, Pepe i ka dhënë fund aventurës me skuadrën turke duke arritur marrëveshjen për ndërprerjen  e kontratës.

Mediat në Turqi shkruajnë se ndërprerja e marrëdhënieve ka ardhur si rezultat i problemeve ekonomike, pasi Beshiktashi nuk kishte mundësi t’i paguante një pagë të lartë.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit tashmë  është një lojtar i lirë, por për të marrë shërbimet e 35-vjeçarit duhet që të shpenzohen shumë para.  Ajo që mori më shumë vëmendje është fakti jo i divorcit, por gjesti njerëzor i luzitanit me punonjësit e klubit turk.

Mbrojtësi ka paguar pagën e disa punonjësve të klubit përfshirë kuzhinierët, kujdestarët  dhe shumë e shumë punonjësve të tjetër duke përçuar mesazhin se luzitani për post anës profesionale di të shfaqet ndryshe edhe në anën njerëzore. Ky veprim ka bërë bujë në mediat sportive.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: