“Partitë politike, pozitë dhe opozitë, duhet ta gjejnë rrugën e një marrëveshje për caktimin e një datë tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve lokale kur ato konsiderohen se mund të jenë të suksesshme, të lira dhe të demokratike.”- kështu shkruan në profilin e tij facebook, aktivisti i çështjes shqiptare Harry Bajraktari, ndërsa komenton vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta këto ditë ndërmori një vendim të rëndësishëm, që është kompetencë e tij, për shtyerjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, që ato të mos mbahen më 30 të këtij muaj derisa të gjendet një rrugë e volitshme e mbajtjes së tyer. Me këtë vendim presidenti Ilir Meta largon problemet konfliktuoze që 30 qershori do të mund t’i sjellte Shqipërisë.” -shkruan ndër të tjera Bajraktari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb