Festa e parë si baba për Princin Harry. Në Mbretërinë e Bashkuar kjo festë është në të dielën e tretë të qershorit dhe babai i ri ka ndarë gëzimin e tij me ndjekësit në Instagram.


’Gëzuar festën e baballarëve! Dhe një urim i veçantë për festën e parë të Dukës së Sussex’, lexohet në postimin e bërë nga profili zyrtar i Dukës së Sussex, shoqëruar me një foto shumë të ëmbël të të voglit Archie, që shtrëngon dorën e Harry.


Ndër të tjera është njoftuar që Archie Harrison Mountbatten-Windsor do të pagëzohet muajin që vjen, në të njëjtën kishë, në të cilën, në majin e kaluar janë martuar prindërit e tij.


Ashtu siç është tradita Archie do të veshë të njëjtin model me të cilin është pagëzuar babai i tij Harry në 1984.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri