Princi Harry dhe bashkëshortja Meghan kanë mbërritur në Marok për udhëtimin e fundit zyrtar jashtë vendit përpara lindjes së fëmijës së tyre të parë.


Meghan që është në muajin e shtatë të shtatzënisë, pritet të lindë beben e saj në muajin prill. Axhenda e çiftit do të nisë nesër në qytetin e Asni, me një event për fëmijët në komunitetet rurale.


Më pas çifti do të shkojë në Rabat për disa takime me diplomatë, femra me influencë, sipërmarrës të rinj dhe sportistë me aftësi të kufizuara.


Vizita do të mbyllet me një turne në Federatën mbretërore të Sporteve të Marokut, për të vëzhguar kuajt, që janë një mbështetje e madhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara. Harry dhe Meghan do të kthehet të martën në Britaninë e Madhe.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri