Ceremoni private dhe e blinduar për të voglin Archie, që sot do të pagëzohet në kishën e Winsdor, ku pak më shumë se një vit më parë prindërit e tij Meghan dhe Harry u martuan. Cifti ka zgjedhur të ndajë momente nga ceremonia vetëm me familjen dhe miqtë më të ngushtë, duke përjashtuar shtypin dhe publikun.


Akoma top sekret identiteti i kumbarëve të Baby Sussex, ndërsa është e sigurt mungesa e Mbretëreshës, për shkak të impenjimeve të fiksuara më parë.


Vendimi për të mbajtur shumë të rezervuar ceremoninë dhe identitetin e kumbarëve ka krijuar edhe tensione me Mbretëreshën Elisabetta dhe çiftit.


Madhëria e saj nuk do të jetë e pranishme në pagëzim, zyrtarisht për shkak të impenjimeve institucionale, ndërsa mes 25 të ftuarve shumë selektiv do të jetë gjyshi Charles dhe xhaxhai William dhe Kate.
Ceremonia do të fotografohet nga fotografi Chris Allerton ( i njëjti i martesës së Meghan dhe Harry) dhe fotot do të publikohen më pas në Instagram, në ditët në vazhdim.

Vetëm atëherë do të mësohet kush janë udhëheqësit shpirtëror të zgjedhur nga Dukët e Sussex për djalin e tyre të parë. Ashtu si të tjerë royal baby, përpara tij, Archie do të veshë një veshje tradicionale të familjes Winsdor dhe do të spërkatet me ujin e lumit Giodano (njësoj si mami Meghan përpara martese). Për sa i takon tortës, tradita e ka që të shërbehet një copë e tortës së martesës së prindërve. Në ketë rast do të ofrohet një ‘pan di spanjë’ me limon.

(da.xha/BalkanWeb)