Duka dhe Dukesha e Sussex kanë prezantuar fëmijën e tyre të porsalindur përpara të gjithë botës.


Duke folur në St George’s Hall në Windsor Castel Meghan ka thënë: “Është magjike, është e mahnitshme. Unë kam dy djemtë më të mirë në botë, jam vërtetë e lumtur’.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Eshtë shumë i ëmbël dhe shumë i qetë vërtetë’, ka thënë Meghan në fjalët e saj të para, të prononcuara përpara medias pas lindjes.’Ishte një ëndërr’, ka shtuar ajo.
Vogëlushi është shfaqur i mbuluar me një kuvertë të bardhë dhe mbahej në krah nga babai Harry, që dukshëm dukej në qiellin e shtatë.


Royal Baby lindi në 6 maj 2019. Djali i çiftit peshon rreth 3.2 kg dhe vetëm sot Harry dhe Meghan prezantuan përpara të gjithëve fëmijën e tyre të parë.

(da.xha/BalkanWeb)