Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle, Dukesha e Sussex, pritet të largohen nga Mbretëria e Bashkuar “sa më shpejt që të jetë e mundur” në mënyrë që të kthehen te dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet. Çifti kanë kaluar pothuajse gati tre javë larg tyre.

Harry dhe Meghan Markle thuhet se po planifikojnë të fluturojnë në shtëpi sa më shpejt, por ata janë ende në Britani, pasi kishin qëndruar në Windsor pas funeralit të Mbretëreshës, tha një burim për Times.

Çifti mbretëror fillimisht duhej të qëndronte në Britaninë e Madhe për disa ditë kur mbërritën në fillim të këtij muaji, pasi ishin planifikuar të merrnin pjesë në disa angazhime të profilit të lartë, përfshirë samitin One Young World në Mançester dhe WellChild Awards në Londër.

Megjithatë, gjatë qëndrimit të tyre, mbretëresha u sëmur para se të vinte lajmi tronditës se ajo kishte vdekur në moshën 96-vjeçare, ndaj çifti qëndruan në Britani për t’i dhënë lamtumirën e fundit./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: