BRITANI E MADHE

Meghan dhe Harry në vitin e parë si çift i martuar do të festojnë ndaras festën e Shën Valentinit. Më 14 shkurt, Duka i Sussex-it do të bëjë një udhëtim në Norvegji për të vizituar Marinën Mbretërore. Harry, kapiteni i përgjithshëm i regjimentit, do të jetë i ftuar special në Clockëork për të vizituar marinsat dhe marinarët e Marinës Mbretërore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai gjithashtu do të shohë disa stërvitje me pajisje të veçanta në terren, në Clockwork. Harry ka marrë rolin e kapitenit të Forcave të Armatosura Britanike nga Princi Philip, në vitin 2017. Gjyshi i tij, më parë, e mbante këtë post që nga viti 1953, por ia kaloi atë Harry-t pasi tha se do të largohej nga detyrat e tij mbretërore.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘Kensington Palace’, i cili shkruan se Harry do të largohet nga Londra në datë 14 shkurt në një udhëtim drejt Norvegjisë. Ai do të kryejë atje detyrat e tij si Princ dhe si gjenerali i flotës së marinës mbretërore.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb