Princi Harry dhe bashkëshortja Meghan, duka dhe dukesha e Sussex, kanë mbërritur sot në mëngjes në Sydney, për fillimin e vizitës së tyre zyrtare në Australi, e para që kur janë martuar në muajin maj.

Pas Australisë çifti do të shkojë në Figi, Tonga dhe Zelandën e re, vende të cilat janë akoma monarki nën kurorën britanike.

Agjenda e princit përfshin gjithsej 76 vizita gjatë 16 ditëve të qëndrimit të tyre në katër vende.

Më e rëndësishme ndër vizitat mbetet të shtunën hapja në Sydney e Invictus Games, eventi i themeluar nga Harry në 2014, që u jep mundësinë ushtarëve të plagosur apo të sëmurë, për të garuar në sporte si basketboll me karrige me rrota, dhe volejboll ulur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Impenjimet zyrtare fillojnë nesër në mëngjes kur guvernatori i përgjithshëm Sir Peter Cosgrove, që përfaqëson kurorën në kushtetutë, do të presë çiftit në rezidencën e tij në Sydney.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb