Është mësues gjeografie në shkollën e Ndërmënasit në Njësinë Administrative Libofshë në Fier dhe me kokrrat e fasuleve ka ndërtuar hartën politike të botës. Ylli Sota, prej vitesh jep lëndën e Gjeografisë në këtë shkollë dhe e ka parë krijimin e kësaj harte si një mënyrë të veçantë dhe të rrallë, për të pasqyruar botën.

I janë dashur plot 26 mijë e 200 kokrra fasule dhe rreth 23 ditë për të ndërtuar këtë hartë të rrallë, për të cilën është shprehur se është e para dhe e vetmja jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.

Nga ana e Drejtorisë Arsimore tashmë është krijuar edhe një kalendar, ku nxënës dhe mësues do të vijnë të shohin nga afër hartën politike të botës, e gjitha në fasule, një vepër unikale për nga përmasat dhe llojit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb