Skandal në shkallët e stadiumit në Pragë. Në ndeshjen Çeki-Shqipëri, të vlefshme për Nations League, tifozët çekë shpalosën hartën e Kosovës me flamurin serb si dhe kthyen përmbys atë shqiptar.
Ndeshja vijoi normalisht, me arbitrin francez Bastien që nuk e pa parë të arsyeshme të ndërpresë ndeshjen. Vlen të theksohet se në pushimin e takimit, flamujt në fjalë janë hequr.
(J.S/BalkanWeb)