Në një postim në rrjetin e saj “facebook”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka shfaqur keqardhjen e saj në lidhje me postimin në rrjete sociale të faqes së një libri me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit ndërsa shprehet:


“Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 22 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate. Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!”


Ajo nënvizon se ky gabim është i paqëllimshëm, ndërsa thekson faktin se janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore. “Por padiskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë!”, shton ministrja Shahini.


Ndër të tjera, ajo shprehet:

“Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të reja. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb