Dhoma e Avokatisë në Elbasan ka thyer bojkotin për hartën e re gjyqësore, duke vijuar këtë të hënë punën normalisht.

Në një deklaratë, kreu i Dhomës së Avokatisë në këtë qytet, Demir Çiftja, thekson se në Elbasan vazhdojnë gjykimet nga sot rregullisht, deri në një vendim të dytë, që do të komunikohet nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

“Jemi ne pritje të reagimit qeveria, e cila duhet të marrë ne konsideratë kerkesat e bëra nga perfaqesuesit e Dhomes Kombetare të Avokatëve .Mbetemi ne pritje te reagimit te komisionit te ligjeve për Hartën e re Gjyqësore dhe te vendimit te qeverise lidhur me këtë çështje. Dhoma e Avokatise Elbasan mbeshtet vendimet e cdo Dhome Avokatie qe vazhdon bojkotin”, shprehet kreu i avokatëve të Elbasanit.

Ndërkohë, Dhomat e Avokatisë në rrethet e tjera të vendit, si në Shkodër, Fier, Korçë, Lushnjë, Lezhë, vijojnë bojkotin, në pritje që qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre për hartën e re gjyqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb