TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një hartë me të gjitha tregjet që ka Tirana, ku qytetarët të mund të gjejnë tregun e tyre në mënyrë elektronike.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, Bashkia pa punon për më shumë tregje në Tiranë.
“Po punojmë çdo ditë për më shumë tregje, që askush të mos detyrohet të shesë më nëpër rrugë e trotuare”, – shkruan Veliaj.

“Nëse do të dish tregun më të afërt në lagjen tënde, hidhi një sy hartës”,- shkruan Veliaj në faqen e tij në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: