TIRANE- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon përmbytje në disa qytete nesër dhe pasnesër, si pasoje e reshjeve intensive që do të bien në të gjithë territorin e vendit.

Reshjet maksimale pritet t;i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë, duke shkaktuar përmbytje në qytete si
Tirana, Lezha, Durrësi, Korça, Berati, Vlora, Fieri dhe Gjirokastëra.

PARASHIKIMI
Nga llogaritjet PARAPRAKE këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore (Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman.

Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).
harta1 (1)harta
“Ky informacion është PARAPRAK nga IGJEUM, për arsye se llogaritjet po vazhdojnë dhe afati i këtij buletini është vetëm për 36 orët në vijim”- njofton IGJEUM.

Nga këto llogaritje rezulton se, nëse parashikimi i reshjeve del i saktë, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me pasoja të rënda (mijëra Ha tokë e përmbytur dhe mijëra njerëz të prekur) nga përmbytjet.

Sipas parashikimit, efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017).

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Gjirokastër, Berat, Elbasan) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

RESHJE
Sot pasdite (e martë, dt.28) nuk priten reshje, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.29) priten reshje në të gjithë territorin kryesisht pasëdite dhe gjatë natës. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 °C / 12 °C

në vendet e ulta: -2 °C / 12 °C

në vendet malore: -6 °C / 6 °C.

ERA
Sot (dt.28) pritet të fryjë mesatare në të gjithë territorin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: