Harvard-i, në krye për të 17-in vit rradhazi, dhe universitetet amerikane vazhdojnë të dominojnë klasifikimin në Shangai, publikuar sot, me tetë vende nga 10 vendet më të mira.


Ky klasifikim, realizuar nga kabineti i pavarur “Shanghai Ranking Consultancy” ka dalluar që prej vitit 2003, 500 institucionet më të mira të arsimit të lartë në botë.


Për këtë edicion të vitit 2019 ajo ka publikuar klasifikimin e 1 000 universiteteve.


Lista e 10 vendeve të para është identike me atë të vitit të kaluar, me tetë universitete amerikane dhe dy britanike që kryesojnë klasifikimin.

“Harvard”-i është renditur në krye për të 17-in vit radhazi duke lënë pas Stanford. Universiteti britanik “Cambridge” ruan vendin e tretë. Më pas vijnë amerikanët MIT (vendi i katërt), Berkeley (vendi i pestë) dhe Princeton (vendi i gjashtë).

Ashtu si në vitin 2018, vetëm katër universitete jo-amerikane arritën në top listën e 20 vendeve. Britanikët “Cambridge”, Oxford (vendi i shtatë) dhe Universiteti “Kolegji i Londrës” (në vendin e 15), ndërkohë që Instituti Federal i Teknologjisë në Zyrih u rendit në vendin e 19.

Klasifikimi i Shangait merr parasysh gjashtë kritere, si numri i çmimeve Nobel dhe medaljet Fields mes studentëve të diplomuar dhe profesorëve, numrin e studiuesve më të cituar në disiplinat e tyre apo numrin e publikimeve në revistat “Science” dhe “Nature”.