Prindërimi si një nga përvojat më të çmuara në jetë shpesh na vë para sfidave me shumë përgjegjësi. Ndodh që pas ardhjes në jetë të fëmijëve, fokusi zhvendoset plotësisht tek ata, ndëra partnerët “harrojnë” njëri-tjetrin.
E pyetur nga “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela, psikologia klinike Rudina Koromani tha se prindërit duhet t’u japin kohë dhe vëmendje njëri-tjetrit, pasi po i kushtojnë më shumë vëmendje dukjes në sytë e botës, se sa mirëqenies së fëmijëve.
“Vishen njësoj të dalin në foto bukur, por pas luleve e xixave nuk ka lumturi”, -thotë Koromani, duke bërë thirrje tē jemi të vërtetë e të afërt në familje duke mbështetur qoftë edhe me fjalë të thjeshta partnerët për të siguruar një familje të shëndetshme.
(Balkanweb)