Elvis Naçi së bashku me bashkëshorten Fatmën vizituan në fshatin Vranisht të Hasit Lulzime Paçën e cila jeton me tre fëmijë. Bashkëshorti i saj Bajrami ka vdekur në moshën 44-vjeçare pasi vuante nga tumori në veshka. Ai nuk kishte para mjaftueshëm për t’i kuruar, ndërroi jetë duke lënë tre fëmijë jetimë. Për fat të keq tre fëmijët, ashtu si i ati vuajnë nga veshkat pasi mjekët u kanë thënë se kanë kiste. Vetë Lulzimja vuan nga migrena në fazë të avancuar. Jeta e saj është ecejake mes banesës dhe spitaleve bashkë me fëmijët.

https://youtu.be/Dy7ShXkE0wc

“Vajza e vogël është edhe me diabet dhe me kiste në veshka si fëmijët e tjertë. Këtu në Has nuk ka as pediatër, e kam vizituar në Tiranë”

Ka vuajtur shumë, nuk ka parë një ditë të bardhë nga varfëria dhe sëmundjet që i janë ulur këmbëkryq në shtëpinë e saj. Rruga për në fshat është e largët dhe e vështirë.

“ Është rast i dhimbshëm, sado larg të jenë. U është ndarë një njeri shumë i dashur nga jeta. Të gjitha sprovat në një familje kanë rënë. Jane fëmijë jetimë, është shumë e rëndësishme t’i ndihmojmë me aq sa mundemi. Emisioni nuk është shoë, është realiteti i prekshëm, është realitet anormal, rastet kanë brenda dramën. Zemra emocionohet dhe sytë mbushen me lot. Shpresojme se ditë më të mira do të vijnë. Kur jep të mbushet zemra”- thotë Elvisi

“Ky rast i mbivendoset edhe sëmundja e tre fëmijëve sidomos vajza e vogël që ka diabet në një gradë të avancuar. Edhe gjyshja ka tre nipër dhe një mbesë, jetojnë në një gjendje të mjerueshme. Shikojnë kush u vjen tek dera me ndonjë gjë në duar. Ndihem shumë mirë që e kemi marrë këtë rrugë të gjatë për t’i takuar. Dora që jep është më e lumtur kur i dhuron dikujt buzëqeshjen” shprehet Fatma

Gjyshja loton teksa bën thirrje për ndihmë,  thotë se nipërit dhe mbesa kanë mbetur jetim dhe se askush nuk u ka zgjatur dorën e ndihmës.

“Gjithçka na është shkatërruar” thotë gjyshja. Fëmijët kanë ëndrra, djali dëshiron të bëhet futbollist vajza mjeke. Por e ëma nuk mund tu plotësoje asnjë kusht. Elvisi dhe Fatma takojnë familjen Paca.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb