“Shqiptarët për shqiptarët” folën me dy djemtë e familjes Paça. Ata shprehen se është shumë e vështirë jetesa dhe se s’kanë asnjë ëndërr dhe shpresë se diçka do të ndryshojë.



Sëmundja e veshkave i mundon shumë. Mjekët u kanë thënë se veshkat i kanë me kiste. Kistet mund ta nxjerrin veshkën jashtë funksionit duke e çuar njeriun deri në hemodializë apo në kërkesën për zëvendësim të veshkës. Përmasat e kisteve mund të jenë nga ajo e kokës së gjilpërës deri në madhësinë e një grejpfruti.


Mundësitë financiare për t’i kuruar veshkat nuk janë. Motra e tyre e vogël Lidjona 7 vjeç është nxënëse shumë e mirë në shkollë. Mësuesja e saj Servete Ferizolli flet me shumë dashuri për nxënësen e saj, e cila është e dalluar por dhe ajo e sëmurë si vëllezërit vuan nga veshkat dhe është me diabet.

Nëna e Lidjonës 7 vjeç e tmerruar shprehet se ka frikë çdo ditë mos humb edhe vajzën e sëmurë si bashkëshortin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb