VLORE

Policia e Vlorës bën me dije se ka goditur një rast të trafikut të trafikut të lëndëve narkotike.

Blutë e qytetit jugor thanë se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M.L 31 vjeç, pasi u kap me lëndë narkotike të llojit heroinë, ndërsa i janë gjetur edhe fara të hashashit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M.L., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja e tij u bë në një nga rrugët e lagjes “Osmën Haxhiu” pranë vendit të quajtur “6-katëshi”, pasi nga kontrolli fizik iu gjetën disa doza lëndë narkotike të dyshuara si heroinë.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së tij në lagjen “Partizani”, shërbimet kontatuan 110 gramë material në formë pluhuri e cila dyshohet të jetë përzierës i lëndës narkotike heroinë, po ashtu u gjetën edhe disa fara hashashi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: