Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Japoni ka darkuar mbrëmjen e kaluar me kryeministrin japonez, Abe Shinzo. Në një postim që e ka bërë në “Twitter”, presidenti Thaçi duke premtuar thellim bashkëpunimi mes Kosovës dhje Japonisë, tha se samiti ku mori pjesë ishte produktiv.

Postimi i  Hashim Thaçi:  

“Samiti prodhues dhe darka me kryeministrin Abe Shinzo. Ne ramë dakord për mbështetje të ndërsjellë, bashkëpunim më të madh dypalësh në forume ndërkombëtare, duke përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të reja midis Kosovës dhe Japonisë”-shkruan Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: