Sulmi terrorist i ndodhur në qendër të Parisit pak ditë më parë duket se ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Shumë nga përdoruesit e Twitter kanë postuar në profilet e tyre hashtagun #JeSuisCharlie, si një shenjë solidariteti ndaj viktimave të sulmit terrorist ndaj zyrave të revistës “Charlie Hebdo” në Paris.

Sipas Twitter France ky hashtag është publikuar më shumë se 5 milion herë. Për këtë arsye ky postim do të lërë gjurmë në historinë e hashtageve të lidhur me Francën, raporton PCW.

Kjo shifër kaq e lartë u arrit pasi forcat elitë në Paris qëlluan për vdekje 2 vëllezërit të dyshuar si terroristë dhe një xhihadist duke i dhënë fund 3 ditëve të përgjakura jo vetëm për Francën, por për gjithë opinion mbarë botëror.

#JeSuisCharlie është publikuar 5.044.740 herë që nga ora 5 e pasdites e ditës së premte me një mesatare prej 6.300 postimesh në minutë. Kjo shifër gjithsesi mbetet shumë mbrapa 18.136.000 herëve që është postuar #Ferguson pasi një i ri me ngjyrë u qëllua nga një polic i bardhë në Missouri. Ai u cilësua si hashtagu më i postuar i vitit 2014.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: