Nga: ZONJA KATERINA
2 gota grurë
2 gota sheqer
3-4 lgj niseshte
Arra dhe kanellë për servirje

Grurin pasi e kemi larë dhe pastruar e vendosim të ziejë derisa të zbutet. Shtojmë më pas sheqerin dhe e lemë për 3-4 minuta. Hollojmë niseshten me ujë dhe e shtojmë në tenxhere duke e përzier. E lemë dhe për 2-3 minuta në zjarr duke e trazuar vazhdimisht dhe më pas e servirim pudrosur me pak kanellë, me arra, me rrush të thatë, etj.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb