TIRANE

Në bisedën me banorët e njësisë 2, kryeministri Edi Rama, kërkoi informacion nga deputetja Vasilika Hysi, mbi ecurine e procedurës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur, se kjo procedurë duhet të shkojë deri në fund, ndërsa u shpreh se nisma e ndërrmarrë nga Presidenti për të anuluar datën e zgjedhjeve është një hata kushtetuese e institucionale.

“Duhet cuar deri në fund ai proces se kjo është një hata kushtetuese e institucionale që .. “ u shpreh Rama.

Informacionit të dhënë nga deputetja Hysi, se Presidenti është këshilluar gabim në këtë dekret, Rama ironizoi me fallin në filxhan.

“ Nuk ka P këtu, në filxhan ka ikur, ka vetëm I. Ja .. kushtetuta si ‘happy summer’, filxhani siper. “ u shpreh Rama ndërsa ‘shihte’ filxhanin duke ironizuar kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi të cilën prej kohësh e ka etiketuar si ‘fallxhore’.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb