TIRANE

Bleona ka publikuar një foto në ‘Instagram’ dhe bashkangjitur ka shkruar: “Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi, që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur.


Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital! Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari false.


Untitled 4
Untitled 4

Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”.


Kënga e re e Bleonës do të titullohet “Haters” (Urryesit) dhe këngëtarja duket se është plotësisht e bindur se nëse bëhemi të gjithë bashkë mund ta luftojmë këtë problem kaq shqetësues.
(BalkanWeb)

Etiketa: