Një shpërthim i vullkanit Kilauea, në Hawaii, ka goditur një anije turistike, duke plagosur 23 persona. Lajmin e bën të ditur Bbc.

Shpërthimi ka sjellë gurë dhe hi në ajër, si dhe ka shpuar çatinë e barkës.

Një pasagjer ka dëmtuar këmbën ndërsa të tjerë kanë pësuar djegie.

Vullkani Kilauea ka filluar të shpërthejë për herë të parë në maj dhe që prej atëherë vazhdon të lëshojë gaz dhe shkëmbinj të shkrirë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb