Pas dy javësh ankthi, shprese, lutjesh dhe përditësime të aktivitetit të shpëtuesve, në faqen e Facebook “Findamanda” më në fund festohet. U arrit qëllimi i lindjes së profilit, i cili në dy javë arriti të mbledhë rreth 25 mijë ndjekës, ajo e gjetjes së Amanda Eller, 35 vjeçares mësuese e yoga e humbur në pyjet e ishullit Maui në 8 mars.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gruaja kishte përfunduar në një luginë, ku kishte lënduar edhe këmbën. Mbeti aty për dy javë ndërsa grupet e vullnetarëve e kërkonin,  derisa një helikopter më në fund e pa.  Nga krevati i saj në spital, ajo zbuloi sesi arriti të mbijetonte vetëm duke ngrënë bimë lokale.  Njohja e thellë e dashuaria e Amanda Eller për atë vend, i dhanë mundësinë të mbijetonte.

Dhe ndërsa ajo, e vetme dhe e plagosur, luftoi për jetën në fund të një përroi, midis dy ujëvarave, familja e saj u aktivizua për ta sjellë atë në shtëpi. Ndihma e faqes “Facebook” të “Findamanda”, e krijuar ‘ad hoc’, është e rëndësishme.

Në ditët e gjata të hulumtimit, ishte e mundur që të rindërtoheshin me saktësi momentet e fundit të mësueses së yogës para zhdukjes së saj; u bënë apele me detajet e veshjeve; gjetja e makinës së gruas. Dhjetëra vullnetarë, pastaj, në terren, u kthyen duke u shtrirë në zona shumë të paarritshme të pyllit.

Deri në zbulimin nga helikopteri dhe shpëtimi i dokumentuar në kohë reale nëpërmjet rrjetit social nga shpëtuesi Javier Cantellops.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb