TURQI


Alina Boz, aktorja e njohur turke për rolin e Hazall në serialin “Fate të kryqëzuara”, është një ndër aktoret e reja më të komentuara momentalisht në Turqi. Shpeshherë, Alina e ka gjetur veten edhe në lajmet rozë për lidhjen e saj me Mithat Can Ozer, me të cilin aktorja ka një diferencë relativisht të madhe në moshë, 17 vjet.


Fillimisht, mediat e komentuan diferencën e moshës si një arsye për t’u ndarë shpejt, por në të vërtetë, çifti janë në prag të martesës.
Diferenca e moshës nuk ka ndikuar aspak tek çifti i njohur, madje mësohet se ata shumë shpejt do të shkojnë drejt altarit. Ndonëse nuk kanë publikuar ende një datë për martesën e tyre, Alina ka deklaruar se sapo ta vendosin, do ta ndajnë me të gjithë shkruan Class.


 640 0 5daa0f0786e58
640 0 5daa0f0786e58

Po kush është partneri i Alinës?
Mithat Can Ozer është djali i këngëtares legjendare turke, Sezen Aksu. Prej disa kohësh, ai dhe Alina Boz janë në një lidhje. Alina Boz ka qenë ndër të ftuarat në premierën e serialit të Çagatay Ulusoy, “Hakan: Muhaz”. Tashmë ajo është protagoniste e telenovelës “Elimi Birakma” në Turqi, telenovelë e cila po thyen rekorde audience. Alina ka shfrytëzuar këtë event për të dhënë edhe një deklaratë rreth thashethemeve që janë përhapur në lidhje me një martesë mes saj dhe Mithat. “Për momentin, çdo gjë po shkon shumë mirë, lidhja gjithashtu. Sapo të kemi gati një datë për martesë, do ta ndajmë atë me të gjithë”,- ka deklaruar aktorja bukuroshe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb