Lojtari i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard, teksa ka folur në një konferencë për shtyp është ndalur edhe tek trofeu i  “Topit të Artë”.

Belgu ka s’kualifikuar nga lista Ronaldon, Mesin, por interesant është fakti se edhe veten nuk e sheh si fitues, por  s’e përjashton si mundësi.

“Nuk mendoj se unë do të fitoj. Në mendimin tim besoj se Luka Modriç e meriton atë. Janë tre apo katër lojtarë që e meritojnë. Do thosha edhe Varane e meriton, sepse ka fituar shumë. Edhe unë mund ta meritoj dhe kjo nuk është çudi”, tha ai.

Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës është i qartë në mendimin e tij dhe trofeun e sheh në duart e Luka Modriç, i cili  zhvilloi një sezon fantastik tek Reali, por edhe në Kupën e Botës në Rusi me Kombëtaren  e Kroacisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb