Eden Hazard me 1 gol dhe 1 asist u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes që Belgjika fitoi sot 2-0 kundër Anglisë për vendin e 3 dhe të 4 në Botëror.

Në përfundim të ndeshjes kapiteni Hazard e ka patur modestinë zero kur është pyetur për lojtarin më të mirë në “Rusi 2018”. Gazetari Erion Shkambi për emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, ka zbuluar atë që ka thënë belgu:

erjon

“Lojtari më i mirë i Botërorit? Këtë çmim do ia dhuroja vetes por nuk jam unë ai që e akordon,”-është shprehur Hazard i cili raportohet se është shumë pranë transferimit te Real Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: