Tashmë edhe zyrtarisht, Eden Hazard merr trashëgiminë e Kristiano Ronaldos te Real Madridi. “Belgu fluturues” do të ketë në shpinë numrin 7, numër me të cilin kanë shkruar historinë me fanellën e “Los Blancos”. Në fakt numri kishte një pronar te Real Madridi dhe ai ishte Mariano Diaz, që nuk kishte dëshirë të hiqte dorë nga fanela me numër 7.

Nr7
Nr7

Por drejtuesit e Real Madridit dëshironin që atë numër ta trashëgonte lojtari që pritet të mbajë peshën kryesore të sulmit të skuadrës së Zidan dhe që pritet të jetë idhulli i ri i tifozëve në “Santiago Bernabeu”. Sa i takon Diazit, ai ka marrë fanellën me numfër 24, por duke parë interesimin e Monakos për të, mbase edhe këtë numër nuk do ta mbajë gjatë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: