Eden Hazard duket se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Chelsean. “Unë mendoj se është një lamtumirë” ka thënë belgu pas fitores në finale të Europa League ndaj Arsenalit në Baku.

Belgu shënoi dy herë, pasi Chelsea fitoi 4-1, duke i dhënë trofeun e parë në karrierën 20-vjeçare, Maurizio Sarrit.

Në  një intervistë pas ndeshjes , Hazard deklaroi: “Unë e kam marrë vendimin tim dhe ia kam komunikuar Chelseat dy javë më parë, unë pres që të dyja klubet të vendosin tani, mendoj se është një lamtumirë, kam qëndruar  7 vjet dhe tani është koha për një sfidë të re . ”

Në shtatë sezone dhe saktësisht 352 ndeshje si një lojtar i Chelseat, Hazard shënoi 110 gola dhe kontriboi më tej me 92 asistime.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb