TIRANË- Në KQZ është regjistruar si kandidat për Bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj i njohur në internet he rrjetet sociale për shprehjen e tij “I raftë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”, e thënë kjo në në vitin 2001, teksa garonte si deputet.

Mësohet se ky i fundit përfaqëson Partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, me kryetar Kadri Isufin.

Në zgjedhjet e vitit 2001 ai ishte kandidat për deputet dhe teksa ishte ftuar në televizion për të shpalosur programin, i bëri një urim vërtetë special atyre zgjedhësve që nuk do ta votonin.

“I bëj thirrje të gjithë votuesve të 14 fshatrave, le të më votojnë se nuk humbasin asgjë. Të më votojnë dhe do të më urojnë dhe do më thonë ‘tu bëftë dita një mijë’. Urimi i keq që u bëj unë atyre votuesve që nuk më votojnë: u daltë kanceri mu në grykë dhe vdekshin të tërë nesër”, tha Kasaj.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: