GJILAN-Lidhja Demokratike e Kosovës i mbetet qëndrimit se zbatimi i marrëveshjes së saj me Partinë Demokratike të Kosovës do të jetë i mundur vetëm nëse LDK dhe kryetari i saj, marrin në drejtim qeverinë e ardhshme.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar sot në Gjilan se LDK do ta ketë për vete postin e kryeministrit.

Në të kundërtën, ai ka thënë se LDK do të kalonte në opozitë.

“LDK ka vetëm një emër, dhe ka vendim të këshillit të përgjithshëm, ai është emri i Isa Mustafës, i mundshëm për postin e kryeministrit, nëse zbatohet marrëveshja me parime, çdo lëvizje, çdo zhvendosje e atyre parimeve, atëherë LDK kalon në opozitë dhe iu urojmë atyre të bëjnë koalicion me kë të munden”, ka thënë Haziri.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb