Dhjetëra hebrenj fanatikë kanë vërshuar në kompleksin Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar në shoqërim të policisë izraelite.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, mbi 200 hebrenjë fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite kanë hyrë në kompleks nga porta El-Megaribe që gjendet në jugperëndim të faltores së shenjtë.

Vizitat e këtilla të hebrenjve radikalë kanë qenë shkaktarë të rritjes së tensioneve në rajon dhe përplasjeve midis palestinezëve dhe policisë izraelite.

Mesxhid al-Aksa, që gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, është kibleja e parë muslimanëve.

Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb