“L’Univers Israélite” ka botuar, të premten e 29 marsit 1935, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të famshëm Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Aktori i njohur hebre Aleksandër Moisiu vdiq në Vjenë nga një grip.
Ai lindi në 1890 (në fakt lindi në 1879) në Trieste. Pati qenë pjesë e trupës së famshme të Max Reinhardt-it.
Që nga viti 1933, nuk u shfaq më në një skenë gjermane. Përkundrazi, ai kishte një interes të madh për teatrin hebraik dhe e ndihmoi shpesh “Habima-n”.”/darsiani.com