NGA MATILDA DOKLE*

TROPOJË- E konsideruar si Perla e Alpeve Shqiptare, parku kombëtar i Valbonës, me një sipërfaqe prej 8000 hektarësh por rrezikon të shkatërrohet si pasojë e ndërtimit të tre HEC-ve. Shqetësimi ngrihet nga banorët për të disatën herë, te cilët i kërkojnë drejtpërdrejt kryeministrit shqiptar të anulojë kontratat e bëra nga qeveria e mëparshme që çoi drejt degradimit këtë pasuri natyrore të çmuar.

Ngritja e tre hidrocentraleve në Luginën e Valbonës do të sjellë dëmtimin e saj, duke ndikuar në uljen e numrit të turistëve. Kol Gjoni, banor i Valbonës dhe një nga pronarët e shtëpive pritëse për turistët, thotë se nëse tubacionet e hidrocentraleve devijojnë ujërat e Valbonës atëherë humbet bukuria e Parkut Kombëtar të Valbonës.

Me rikonstruksionin e rrugës që lidh Bajram Currin me Valbonën dhe  ndërtimin e shumë bujtinave (Guest House) numri i vizitorëve vitin e kaluar ka qenë rreth 50 mijë. Qytetarë të Bajram Currit dhe zonave të tjera kanë nënshkruar një peticion kundër ndërtimit të hidrocentraleve në këtë Park Kombëtar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: