TIRANE

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar pas denoncimit të deputetit të PD, Luciano Boçi se në kanionin e Holtës në Gramsh po ndërtohet HEC.

MIE thotë se pretendimet që ky HEC cenon zonat e mbrojtura janë të pavërteta dhe se është marrë leje përkatëse mjedisore.

“Referuar disa raportimeve në media rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit “Strori” me vendndodhje në përroin e Holtës dhe Selcës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon opinionin publik se pretendimet që ky HEC cënon zonat e mbrojtura janë krejtësisht të pavërteta. Bashkëlidhur gjeni lejen përkatëse mjedisore dhe shkresën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që konstaton se “ky HEC është jashtë territorit të zonave të mbrojtura dhe nuk prek monumente natyrore”- thuhet në reagimin e Ministrisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb