ANGLI – Tina Copeland, një 54-vjeçare angleze ishte duke ecur për në shtëpi teksa po pinte cigaren, ndërsa kur e përfundoi ajo e hodhi atë në tokë. Por, pastaj ajo u përball me një ndjenje sikur të kishte kryer një krim, sepse pas saj befasisht u shfaqën dy police të cilët vraponin pas saj dhe i kërkuan të ngrinte duart e të ndalet, shkruan Mirror

Ajo rrëfen se si ata e pyetën, nëse ajo ishte e vetëdijshme që kishte kryer një krim. Ajo rrëfen se ishte shumë e çuditur, sepse sipas saj e trajtuan sikur të ishte një kriminele që sapo kishte vrarë dikë.

Dy policet fillimisht i komunikuan asaj se ishte dënuar me 50 paund britanik për “aktin” që kishte bërë, ndërsa kur ajo refuzoi u përball me një gjobë tjetër prej 304 paund. Pasi dosja shkoi në gjykatë ajo shpenzoi ekstra 200 paund, duke çuar në 504 paund “gjobë” për një cigare të hedhur në tokë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb