Dje në Lushnjë u zhvillua “klasikja” e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë.Tifozët bardheblu hodhën lëndë plasëse në fushë dhe si pasojë u dëmtuan tre lojtarë të kuqebluve. Njëri prej tyre, Esat Mala shkoi menjëherë në spital pasi pësoi djegie në trup. Policia ka bërë të ditur se janë proceduar penalisht dy 19 vjeçarë.

Njoftimi i policisë

Lushnjë/Hodhën lëndë piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë një ndeshje futbolli, procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për një rast të hedhjes së lëndëve piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana-Vllaznia”, të zhvilluar ditën e djeshme, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. M., 19 vjeç dhe K. Ll., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga hedhja e lëndës piroteknike u dëmtua lehtë, një futbollist i ekipit të Vllaznisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: