Sekretari i Përgjithshëm i Partisë të Lirisë, Tedi Blushi, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se PL do të mbështesë me 500 Euro pagesë direkte çdo hektar pemishte.

Ai ka shtuar se hedhja e prodhimeve në kanal dhe sharrimi i drurëve frutorë do të jenë drama që nuk do të përsëriten më kurrë!

Postimi i plotë:
Partia e Lirisë do të mbështesë me 500 Euro pagesë direkte çdo hektar pemishte dhe në shitje te pikat e grumbullimit do të paguajmë 20 lekë/kg për sasinë e frutave të dorëzuara.
Bujqësia është prioriteti ynë kryesor!
Boll kanë vuajtur këto 11 vite fermerët duarartë të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë!
Hedhja e prodhimeve në kanal dhe sharrimi i drurëve frutorë do të jenë drama që nuk do të përsëriten më kurrë!
Mundin dhe sakrificën e tyre do ta shndërrojmë në mirëqënie të sigurt për ta, në rritje dhe zhvillim për ekonominë shqiptare, për t’i dhënë fund shpopullimit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: