Pushime dashurie në Hong Kong për Heidi Klum dhe të fejuarin e saj muzikantin Tom Kaulitz. Nga një xhiro me barkë tek një shëtitje nëpër rrugët e qytetit kinez, të dy duket se kalojnë edhe shumë kohë në shtrat.

Kjo sepse shfaqen shpesh herë nudo ose pak të veshur.

Në një seri fotosh të veçanta të publikuara, çifti shfaqet në hotel, në një dhomë të mrekullueshme me pamje nga gratacelat. Sigurisht që është e vështirë të përqendrohesh tek panorama nëse Heidi Klum vendos të publikojë fotografi ku shfaqet me shpinë, topless dhe me të pasmet në plan të parë ku bien në sy mbathjet e zeza, por jo të linjës së saj të të brendshmeve.

Modelja gjermane, edhe pse 45 vjeç, nuk ka asgjë për t’i pasur zili të dashurit të saj 29- vjeçarit Tom, i cili e mban të shtrënguar dhe i ka kërkuar edhe të martohen.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb