Ajo është një nga modelet më të njohura në botë, e cila pavarësisht se është 45 vjeç vazhdon të ketë një trup për tu admiruar. Nënë e katër fëmijëve dhe më dy divorce në jetën e saj, Heidi tani duket se ka një dashuri të re të cilën e ka zyrtarizuar me fejesë.

Në një lidhje me muzikantin 29 vjeçar Tom Kaulitz prej disa kohësh, në prag të Krishtlindjeve dhe të vitit të ri ajo ka vënë unazën e fejesën në gisht.

“Unë thashë Po” shkruan super modelja me origjinë gjermane në rrjetin e saj Instagram, ku shfaqet me të fejuarin dhe tregon unazën në gisht.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb