Heidi Klum ka bërë një paraqitje veçanërisht seksi në festën e organizuar për Emmy. 51-vjeçarja kaloi në tapetin e kuq të eventit të organizuar për nominimet e çmimeve dhe tërhoqi vëmendjen e të ftuarve.

Ish-modelja kishte veshur një fustan mini me stampim leopardi, i cili kishte një hapje mjaft të madhe anash, që nuk i linte shumë vend imagjinatës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)

Ajo e kompletoi look-un e saj me një palë taka të zeza dhe nuk kishte nevojë për asnjë stoli pasi i mjaftonte shkëlqimi i fustanit.
Heidi Klum ka ndarë disa foto dhe video nga tapeti i kuq me miqtë e saj online në llogarinë personale në Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: