Provokim seksi për Helena Christensen, që në moshën 50-vjeçare, zbavit fansat e saj me foto hot.
Në shkrepjen e fundit ajo shfaqet nudo në mes të një mali me kuti, me duart që mbulojnë pjesët intime.

Mes shumë prej atyre që e admirojnë ka edhe nga ata që se pëlqejnë të zhveshur.
Ndërsa për sa i takon Victoria Beckham ajo me siguri do të jetë xheloze për miqësinë mes top modeles dhe bashkëshortit të saj David.

Prej dekadash Christensen, me format e saj perfekte nuk heziton të zhvishet duke treguar trupin. Shumë sensuale dhe e bukur, aq sa do mjaftonte për të bërë xheloze zonjën Beckham.

Sipas një burimi të The Sun, ish anëtarja e Spice Girl është shpesh nervoze për shkak të miqësive me femra të David Beckham dhe miqësinë mes tij dhe Helenës ajo nuk e gëlltit dot.

Në dhjetor modelja kishte postuar në rrjetin social një selfie ku shfaqej me ish futbollistin gjatë një feste në Miami. Të bukur, të qeshur dhe të përqafuar, kanë qenë të shumtë ata që kanë dalluar një fare feeling mes të dyve.
’Kjo gjë ka bezdisur së tepërmi Victorian, sepse ajo nuk ka mundur të merrte pjesë atje’, ka treguar burimi.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb