Një aksident i frikshëm ajror ka ndodhur këtë të diel në Majorka të Spanjës, ku helikopteri i një kompanie gjermane u përplas me një avion “ultralight”.

Shtatë persona kanë ndërruar jetë. Sipas informacioneve të gazetës gjermane “BILD”, mes viktimave janë anëtarët e një familje gjermane. Një çift me dy fëmijët, vajza 11 vjeçe dhe vajza 9 vjeçe ishin në bordin e helikopterit Bell 206 L3 LongRanger, kur ky i fundit u përplas me aeroplanin e vogël të dielën pasdite në orën 13.36 në afërsi të qytetit të Inca në brendësi të ishullit Balearic.

“Pashë një helikopter që fluturonte mbi shtëpinë time, disa sekonda më vonë u shfaq një aeroplan me fluturim të ulët dhe të dy u përplasën”, tha një banor për gazetën lokale “Diario de Mallorca”. Ai kishte dëgjuar një zhurmë të tmerrshme, kishte dalë jashtë të shihte se çfarë kishte ndodhur, kur pa se një helikopter dhe një avion ishin në tokë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia në qytezën e Inca të Spanjës tha se pjesët e helikopterit u shpërndanë jo shumë larg një autostrade të vjetër. Njerëzit sapo panë rrënojat e helikopterit, nxituan t’i pastrojnë ata. Ky helikopter i përkiste kompanisë  Rotorflug, e cila u ofron turistëve fluturime drejt ishullit të Majorkës. Udhëtimi më i lirë kushton 87 euro për person.

Sipas informacioneve të BILD, piloti i helikopterit ishte italian. Ai la pas gruan dhe një djalë, që jetojnë në Gjermani. Gazetat lokale shkruajnë se në bordin e avionit ultralights ishin dy spanjollë. Presidentja e rajonit të Balearikut Francina Armengol shkroi në rrjetet sociale: “Jemi të shqetësuar dhe të tmerruar nga aksidenti. Ne jemi me viktimat”.

Kryeministri Spanjoll Pedro Sánchez gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij. Kompania Rotorflug, me seli në Friedrichsdorf afër Frankfurt, deklaroi në një njoftim për shtyp se shkaku i aksidentit mbetet ende plotësisht i paqartë. Autoritetet kanë nisur hetimet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb