PUKE – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në njësinë administrative Gjegjan të Bashkisë së Pukës. Rreth 60 nxënës të shkollës 9-vjeçare të këtij fshati janë helmuar gjatë orëve të mësimit.

Shkak i helmimit mund të jetë bërë hedhja e një dezinfektuesi nëpër klasa. Theksojmë se ende deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lokale apo nga drejtoria arsimore.

“Opinion” ka siguruar edhe fotot e fëmijëve që po u jepet ndihma e parë mjekësore. Burimet thanë se 27 fëmijë kanë marrë mjekim në ambulancën e Gjegjanit, 3 ne spitalin e Pukës dhe 2 të tjerë në spitalin e Rrëshenit.


(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: