Të paktën 84 persona dyshohet se u helmuan një ditë më parë nga uji i pijshëm në Bulqizë. Ata janë paraqitur në spital me të vjella, ndërkohë që drejtori i spitalit Hazis Jella e konfirmon një gjë të tillë për News 24. Sipas tij, të paktën 24 prej të shtruarve në spital janë fëmijë.

Jella thotë se s’mund të flasë për shkakun e helmimit, pasi janë ende në pritje të analizave. Paraprakisht dyshohet se situata mund të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.

“Shkalla e helmimit, shkon nga e lehtë deri te ajo mesatare. Pacientët janë kryesisht nga lagjja e vjetër e qytetit. Do të duhet të presim përgjigjen e analizave për të përcaktuar shkakun e këtij helmimi”,- vijon mjeku.

Rasti i helmimeve masive u publikua dje, ku dhjetëra persona u paraqitën në spitalin e qytetit që prej mbrëmjes së të enjtes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: